
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, është konfirmuar se shërbyesit ciliv e kanë nisur grevën dhe se edhe Komuna e Prishtinës i është bashkuar grevës së thirrur nga BSPK, raporton Gazeta10.
Në letrën që ata e kanë vendosur para objektit thuhet: “Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, pas mbajtjes së Mbledhjes së Jashtëzakonshme dhe pas marrjes së pëlqimit të federatave, anëtarëve të BSPK-së dhe pas dështimit të gjitha përpjekjeve për zgjidhjen e konflikteve me mjetet e tjera ligjore si dhe mospërmbushjen e kërkesave të punëtorëve, ka marrë vendim për hyrjen në grevë në nivel vendi derisa të realizohen kërkesat e punëtorëve”.

Ekipi i Kanal10 nga vendi i ngjarjes e ka konfirmuar se greva ka filluar dhe se asnjë punëtorë nuk është në komunë për të kryer punët administrative. / Gazeta10.