Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sherifi: Kurti ofendoi diasporën, i quajti punëtorë krahu – muskuj  

Gazeta10
07 September 2022 - 1:46

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka kritikuar qasjen kryeministrit, Albin Kurti ndaj diasporës, shkruan Gazeta10.

Sherifi në Prime Time tha se Kurti me deklaratën e fundit ka ofenduar në mënyrë banale mërgimtarët.  

Sipas tij, shefi i ekzekutivit e lavdëron diaposrën vetëm kur i duhen votat, dhe i ofendon ata kur s’i duhen duke, ju thënë se “jeni muskuj”.

“Kurti iu bëri ofendim brutal e banal. Ju tha se ju jeni të pavlerë sepse përfundoni si punëtorë krahu në Gjermani. Kur i duhen votat i lavdëron i çon në qiell, ju thotë truri i Kosovës. Kur s’i duhen votat ju thotë jeni muskuj. Kemi të bëjmë me një njeri me ty-tri personalitete. Diasporën herë i shanë, herë i kritikon e herë i lavdëron. Dmth është jokoherent, jo konsistent”, theksoi Sherifi në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.