Sport

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Izrael – Kosovë

Gazeta10
22 Mars 2023 - 22:45

Izraeli do të jetë me një lojtarë shtesë në sfidën e parë kualifikuese për “Euro 2024” ndaj Kosovës, që zhvillohet me 25 mars në Tel-Aviv. 

Ndeshja e cila do të zhvillohet në “Bloomfield Stadium”, ka një kapacitet prej 29.400 ulëseve dhe do të jetë i stërmbushur, dhe Federata e Futbollit e Izraelit ka njoftuar të mërkurën se tashmë janë shitur të gjitha biletat për duelin kundër Kosovës.

Përzgjedhësi i Izraelit, Alon Hazan, i është gëzuar faktit se futbollistët e tij do ta kenë përkrahjen e madhe nga tribunat kundër Kosovës.

Ai ka shtuar se synimi i Izraelit është ta përfundojë ciklin kualifikues në pozitën e dytë në grup, e cila siguron kualifikimin në Evropianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani.

“Është kaq e papritur të gëzosh një shprehje të tillë besimi nga publiku dhe ne me të vërtetë u themi faleminderit të gjithëve. Është një krenari e madhe. Unë premtoj se do të bëjmë gjithçka, se nuk do të heqim dorë nga asnjë top dhe uroj se këtë herë do të festojmë edhe bashkë në fund të lojës. Ky bashkim është burimi ynë më i madh i forcës”, ka thënë Hazan.

Ndeshja mes Izraelit dhe Koosvës zhvillohet të shtunën nga ora 18:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.