Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shkëlqeu me dy gola dhe një penallti të fituar, Elbasan Rashani në formacionin e javës në Ligue 1

Gazeta10
29 April 2024 - 14:24

Elbasan Rashani ka qenë i jashtëzakonshëm të dielën në mesditë, ku Clermonti morri një fitore të madhe 4-1 ndaj Racing Strasbourg.

Sulmuesi nga Kosova ishte më meritori për këtë fitore, pasi dha kontribut të madh duke realizuar dy gola.

Përveç dy golave të fundit, Rashani fitoi edhe një penallti në suksesin e Clermontin në kuadër të xhiros së 31-të në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Paraqitja e yllit dardan u vlerësua nga SofaScore e cila e vlerësoi me notë 9,5.

Reprezentuesi kosovar ka zënë vend edhe në formacionin më të mirë të xhiros së 31-të në Ligue 1, ku është përkrah emrave të mëdhenj si Achraf Hakimi, Dante, Pierre-Emerick Aubameyang apo Alexander Lacazette.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.