Sport

Shkëlqimi në fundjavë, Gjimshiti në formacionin e javës në Serie A

Gazeta10
04 Shkurt 2025 - 13:08

Ka përfunduar xhiro e 23-të në elitën e futbollit italian Serie A, ku në program ishin dy super derbi si Milan – Inter dhe Roma – Napoli.

Të dyja kryendeshjet e kësaj jave përfunduan baras me rezultat të njëjtë 1-1.

Por gjurmë në këtë javë ka lënë kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti që shënoi gol në barzimin e Atalantës 1-1 me Torinon.

 

Reprezentuesi shqiptar u vlerësua me notën 8,2 nga SofaScore.

Gjimshiti është futur në formacionin e javës në Serie A së bashku me Stefan De Vrij dhe Coppolan e Veronës.

Ndërkohë në mesfushë janë Remo Freuler, Pierotti, Koopmeiners, Suslov dhe Mattia Zaccagni.

E dyshja e sulmit përbëhet nga Randal Kolo Muani dhe Nikola Krstovic.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.