Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shkoi në gjendje të rëndë në Emergjencën e Pejës, 53 vjeçari ndërron jetë në rrethana të dyshimta

Gazeta10
07 July 2023 - 15:08

Një 53 vjeçar ka ndërruar jetë sot pas orës 09:00 në Emergjencën e Pejës.

Rasti i tij është duke u hetuar nga Policia, pasi i njëjti ka shkruar në gjendje të rëndë në Emergjencë.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfimruar Fadil Gashi, zëdhësi për media i Policisë në Pejë.

“Sot rreth orës 09:15 një person në gjendje të rëndë ka shkuar në emergjencën e Pejës, ai ka ndërruar jetë pak pasi është pranuar nga mjekët”, tha Gashi.

Ai tutje ka njoftuar se ende nuk janë zbardhur detajet tjera pasi rasti është duke u hetuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.