
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi është raportuar se një qytetar nga Suhareka ju është ndërprerë pensioni.
Kjo ka ndodhur si shkak i vizitës së tij në Evropë, dhe mos lajmërimit në afat prej gjashtë muajve, raporton Gazeta10.
“Për tre muaj kam humbur pensionin, pasi që nuk kom arritë mu lajmëru, ndërsa kom bo kërkesë edhe të zyrat përkatëse por për ata 3 muaj kam qenë i vdekur”, tha ai.
Ai tregon se vendimi është marrë edhe nga zyret e pensionit në Prizren dhe se paratë e pensiont gjatë 3 mujorit nuk i takojnë./Gazeta10