
Ka shkuar në 13-të numri i rasteve të Hantavirusit të lidhura me anijen turistike.
Në një postim në X, kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka njoftuar se një rast i ri është raportuar në Spanjë.
“Spanja raportoi një rast të ri midis pasagjerëve që janë në karantinë, gjë që e çon numrin e përgjithshëm të rasteve në 13”, ka thënë ai.
Sipas tij, vdekje të reja nuk ka pasur që nga 2 maji.
“Situata mbetet e qëndrueshme. Pasagjerët që u sëmurën po marrin kujdesin e nevojshëm, ndërsa të tjerët mbeten në karantinë”, ka shtuar ai.
Në dy javët e fundit të gjithë pasagjerët e mbetur, anëtarët e ekuipazhit dhe stafi mjekësor zbritën nga anija luksoze MV Hondius e prekur nga shpërthimi I virusit.