Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shkon në 2 numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në Mannheim, shoferi gjerman

Gazeta10
03 March 2025 - 17:26

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe disa janë lënduar pasi një veturë u përplas në një turmë njerëzish në Mannheim të Gjermanisë, raporton Deutsche Welle.

Policia tha se shoferi u paraburgos. Ai është një gjerman 40-vjeçar, sipas ministrit të Brendshëm të shtetit Thomas Strobl.

Policia tha se është e paqartë nëse ka të tjerë të përfshirë.

Fillimisht, Policia tha se ishte një person i vdekur, ndërsa më pas u raportua se numri i të vdekurve është dy.

Autoritetet dërguan një alarm në aplikacionin Katwarn për t’i kërkuar publikut në Mannheim që ta shmangin qendrën e qytetit. Aplikacioni përdoret nga zyrtarët për të komunikuar informacione rreth emergjencave të mëdha.

Spitali Universitar Mannheim tha se zbatoi një plan urgjence në rast të një incidenti të mundshëm viktimash masive.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.