Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Shoferi i dehur vetaksidentohet dhe humb jetën në Jabllanicë të Gjakovës

Gazeta10
21 Gusht 2025 - 17:29

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 15:50 është raportuar aksident trafiku në fshatin Jabllanicë – Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Për pasojë ngasësi (mashkull i moshës madhore) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.

“Hetimet lidhur me rastin janë duke u zhvilluar”, tha drejtori rajonal i Policisë së Trafikut në Gjakovë

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
31 Mars 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.