Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shoferi kapet nga policia dhe i shqiptohet edhe një prej 300 eurosh- e kishte të ndaluar vozitjen deri më 2041 për shkak të 150 gjobave

Gazeta10
07 December 2023 - 16:21

Policia e Kosovës ditë më parë ka ndaluar në Veterrnik një person i cili kishte ndalesë deri në vitin 2041 për drejtim të mjetit motorik.

I njëjti kur dhe e kishte ndaluar policia, po zhvillonte shpejtësi 130 km/h në zonën 80 km/h.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se personi në fjalë ka edhe 150 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, derisa i kanë shqiptuar dhe një tjetër në vlerë 300 euro.

Njoftimi i policisë:

Drejtimi i mjetit gjatë kohës së masës mbrojtëse “ndalim drejtimi i mjetit me veprim motorik”!

Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 130km/h, mirëpo pas verifikimit i njëjti rezulton se ka ndalesë në drejtimin e mjetit me veprim motorik deri në vitin 2041 si dhe ka 150 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, i njëjti është larguar nga trafiku dhe është gjobitur me 300€ si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse sipas ligjit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.