Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shokohet familja e Raheem Sterling pas një sulmi të armatosur në Londër

Gazeta10
05 December 2022 - 12:40

Kur u publikua formacioni i Anglisë kundër Senegalit befasisht nuk figuronte emri i Raheem Sterling në formacion por as në stol, pas ndeshjes trajneri Gareth Southgate konfirmojë kthimin e futbollistit në Angli për arsyeje familjare, ku familja e 27 vjeçarit u terrorizua nga disa hajdutë të cilët hynë në shtëpinë dhe nën kërcënimin e armëve.

I pyetur nëse Sterling do të kthehet në Kupën e Botës në Katar, Southgate tha:

“Duhet të presim dhe të shohim. Për momentin, qartësisht prioritet është që ai të jetë pranë familjes. Ne do ta mbështesim atë dhe do ta lëmë atë të ketë aq kohë sa i nevojitet. Ai shkojë në shtëpi. Për momentin është një situatë me të cilën ai ka nevojë për kohë me familjen për t’u përballur dhe nuk dua ta vë nën presion për kampionatr. Ndonjëherë futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme dhe familja duhet të jetë e para”, tha mes tjerash trajneri i tre luanëve.

Gjatë këtijë botërori sulmuesi i Chelseat ka qenë lojtarë formacioni në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve duke realizuar një gol dhe duke dhuruar një asistim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.