Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shokohet lipjanasi, gjen arsenal armësh duke hapur kanal

Gazeta10
07 May 2023 - 9:35

Një qytetar i fshatit Grackë e vjetër, Lipjan derisa ishte duke hapur një kanal ka hasur në dy mjete të dyshuara.

Pas intervenimit, FSK ka gjetur dy tromblon, një zolë dy kallashnikov, gjashtë granata dore, pesë karikatorë dhe një sasi municion, raporton Gazeta10.

Sipas Policisë njësitet  kompetente kanë ndërmarr veprimet e nevojshme për deminim dhe evitim të rrezikut.

Njoftimi i plotë:

Grackë e vjetër, Lipjan, 06.05.2023 -13:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se deri sa ka qenë duke hapur një kanal i ka vërejtur dy mjete të dyshuara. Si dhe disa mjete të tjera. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë policore për deminim dhe FSK-ja të cilët në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy tromblon, një zolë dy kallashnikov, gjashtë granata dore, pesë karikatorë dhe një sasi municion. Njësitet  kompetente kanë ndërmarr veprimet e nevojshme për deminim dhe evitim të rrezikut. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.