
Vizita e Kurti në veri Ka pasur marrëveshje që Vuçiqi junior të shkojë në Graçanicë që Kurti të mund të shkojë në veri
Pas vizitës së djeshme të kryeministrit Albin Kurti në veri dhe ndalimit të djalit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nga Policia e Kosovës, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, duke thënë se ekzistojnë dyshime mbi një marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiqit.
Berisha ngriti pyetjen ““shtrohet dilema, pse nuk u pengua të lëvizë Vuçiqi junior, edhe pse me këtë veprim ishte në shkelje?!.
“Dyshimet informale janë, sepse këtu ka një marrëveshje, e cila garanton se Vuçiqi junior, duhet të shkoj në Graqanic, për ndryshe, Kurti nuk mund të hyj në veri të Kosovës, ngase nuk do të lejohet nga strukturat çetnike serbe atje!?”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Sipas tij kjo na bën të dyshojmë se të gjitha këto zhvillime kanë skenar dhe regjisur të koordinuar në mes Beogradit dhe Prishtinës, që po i mban në skenë strukturat qeverisëse këtu e atje. /Gazeta10/