Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shoqata “Esnaf” nga Prizreni shprehet e lumtur që ndihmoi të prekurit nga tërmeti në Turqi

Gazeta10
06 May 2023 - 18:55

Raporti: Bleona Dallaveraj

Shoqata “Esnaf” nga Prizreni ka dërguar pako ushqimore e gjësende të tjera në vlerë mbi 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Përveç ndihmave të natyrave të tjera, kjo shoqatë vazhdimisht ofron ndihmë për trajnime profesionale të të rinjve në profesione të ndryshme, përfshirë edhe nga ata të stafit shëndetësor.

6 shkurti i këtij viti ishte tragjik për Turqinë, ku si pasojë e tërmetit humbën jetën mbi 50 mijë persona, e duke lënë pas dëme miliardëshe.

Kjo fatkeqësi natyrore mobilizoi botën për t’i dalë në ndihmë këtij shteti, e në mesin e shumë shteteve ishte edhe Kosova.

Nga shumë institucione e organizata, ishte edhe shoqata “Esnaf” nga Prizreni që kishte arritur për një kohë të shkurtë t’i mbledhë mbi 100 mijë euro pako ushqimore e materiale të tjera.

Kryetari i kësaj shoqate, Varis Xhejlani, është shprehur i lumtur se njerëz të vullnetit të mirë ka shumë në Kosovë, derisa ka thënë se ndihen mirë për ndihmat e ofruara për të prekurit nga tërmeti.

Ai ka thënë se në grumbullimin e këtyre mjeteve kanë marrë pjesë qytetarë nga e gjithë e Kosova, derisa ka cekur disa nga rastet që e kanë emocionuar më shumë. 

Kjo nuk është hera e parë që shoqata “Esnaf”, u del në ndihmë atyre që kanë nevojë.

Përvojë të ngjashme kishin pasur edhe me Shqipërinë, derisa kjo shoqatë merret edhe me avancimin e bizneseve dhe lidhjen e tyre me shtetet e perëndimit, duke dërguar mbi 600 të rinj e të reja nga e gjithë Kosova për aftësime profesionale prej 1 deri ne 3 muaj.

Në shëndetësi në bashkëpunim me universitet dhe spitalet kanë dërguar 250 mjekë në trajnime të ndryshme për avancimin e mjekeve kosovar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.