
Raporti: Egzona Shala/Kanal10
Mungesën e investimeve infrastrukturore në komunën e Lipjanit e kanë kritikuar nga shoqëria civile. Ata kanë thënë se duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje këtij sektori. E kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti ka thënë se do t’i kushtohet më shumë rëndësi sektorit të bujqësisë, derisa thotë se buxheti është në rritje.
Kritika për mungesën e investimeve infrastrukturore në komunën e Lipjanit ka ngritur shoqëria civile.
Bekim Krasniqi nga Asociacioni Rinor për të Drejtat e Njeriut, thotë se duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje këtij sektori.
Ai ka shtuar se investimet infrastrukturore duhet të kenë planë më gjithëpërfshirës ku në projektet komunale të projektohen edhe hapësirat për persona me aftësi të veçanta.
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se në komunën që udhëheqë ka nevojë për investime në të gjithë sektorët, por fokus më i madh vitin e ardhshëm do t’i jepet sektorit të bujqësisë.
Ai ka thënë se këtë vit subvencionet janë të rritje dhe 400 mijë euro janë të dedikuara në sektorin e bujqësisë dhe në disa projekte që do t’i zgjidhin problemet afatgjate të qytetarëve.
Buxheti i Komunës së Lipjanit është mbi 19 milionë euro dhe pritet të ketë rritje vitin e ardhshëm.