Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpallet lista e përfituesëve të puseve, edhe pse komisioni vlerësues nuk ka dalur në vendin e ngjarjes

Gazeta10
06 September 2022 - 8:53

Gjatë emisionit Mëngjesi me Arben Ahmetin, me një thirre direkte nga një dëgjues është raportuar për një listë të shpallur për përfituesit e ndërtimit të puseve nga komuna e Prizrenit, por pa dalur komisioni vlerësues në vendin e ngjarjes, raporton Gazeta10.

“Komuna dje ka shpallur listën e përfituesëve për puse (bunare), unë dhe një person që njihemi kemi një paqartësi sepse tek në nuk ka komision vlerësues, mirëpo ata i kanë shpallur për fituesit dhe neve na kanë vendosur në listë të pritjes. D.m.th lista është shpallur nga Drejtoria e Bujqësisë në komunën e Prizrenit, ku unë kam marrur 62 pikë…”, tha dëgjuesi nga Prizreni.

Ai shtoi se kjo listë e shpallur është e dyshimtë pasi punëtorët në komunë janë në grevë dhe aq më pak askush nuk ka dalur në terren ta vlerësoj situatën për të vendosur pikët.

“Po besojmë se duhet me qenë ndonjë lloj parregullsie pasi dihet tania ta janë në greva dhe përzgjedhja e kësaj liste është e dyshimtë, si është e mundshmë me I vendos pikët kur nuk ka komision verësues në vend të ngjarjes, dmth pa e parë situatën? Sepse ne p.sh. kemi tokë e shtalla dhe jemi shumë larg qasjes së ujit, d.m.th jemi në bjeshkë lartë…”, tha ndër të tjera dëgjuesi.

Tutje ai tha se mbi 70 puse ka qenë plani të shpërndahen nëpër fshatra. Arben Ahmeti tregoi se do të kontaktoj institucionet përkatëse për më shumë detaje./Gazeta10.

https://www.youtube.com/watch?v=hspybMg7hrQ&feature=youtu.be

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.