
Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej një viti, por këtë të enjte SPAK ka lëshuar një urdhërarrest të dytë ndaj tij.
Lajmi bëhet i ditur nga Tv Klan, thuhet se ai akuzohet si porositës i disa vrasjeve në zonën e Shkodrës.
Ervis Martinaj është në mesin e 15 personave, për të cilët SPAK ka lëshuar urdhërarreste në një operacion të nisur prej orëve të vona të së mërkurës. Në këtë operacion të konsideruar “top secret” deri në këto momente kanë rënë në pranga zyrtarë policie, prokurorë e biznesmenë.
“Çfarë i lidh të gjithë këta persona me njëri-tjetrin, janë çështje të cila me vrasje dhe urdhërim vrasjesh për disa ngjarje të ndodhura në Shkodër”, ka raportuar gazetarja e Tv Klan, Glidona Daci./tvklan