Gazeta10

Shpend Ahmeti debaton me Vuk Jeremiqin: Forcat serbe e prenë në fyt djalin e tezes sime

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është përgjigjur një deklarate të ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq në 24-vjetorin e bombardimeve të NATO-s.

Jeremiq ka shkruar se disa duan t’i relativizojnë bombardimet e NATO-s si bombardime ndaj Slobodan Millosheviqit dhe jo ndaj Serbisë dhe popullit të saj. Sipas Jeremiq, kjo gjë është e pavërtetë.

“Ky pretendim ra në ujë në vitin 2008, kur në mbështetje të deklaratës së njëanshme të pavarësisë në Prishtinë, vendet kryesore të NATO-s u bënë bashkëfajtorë në përpjekjen për të kapur territor nga ajo që ishte padyshim një Serbi demokratike në atë kohë”, ka thënë Jeremiq, duke aluduar në Kosovën.

Këtij reagimi, i është përgjigjur Ahmeti, i cili ka publikuar fotografinë e Ferdonije Qerkezit me karrigat bosh, që simbolizojnë bashkëshortin dhe katër djemtë e saj, të vrarë nga forcat serbe.

Ahmeti, ka shkruar se shumë familje shqiptare kanë histori të tilla.

Ai ka shkruar se djalit të tezes së tij i ishte prerë fyti nga forcat serbe, shkruan Gazeta Express.

“Vuqe, kjo zonja poshtë quhet Ferdonije Qerkezi. Tavolina e saj është bosh sepse forcat serbe i vranë burrin dhe katër djemtë më 27 mars 1999. Nëse na vizitoni, do t’ju çoj te vendi i saj. Çdo familje ka këto histori. Djalit të tezes sime i është prerë fyti. Babai i tij, i cili nuk donte ta linte të birin për të shkuar me forcat që i hynë në shtëpi, mori plumb në kokë. Ky “agresion” na shpëtoi. Nuk i fajësoj të gjithë serbët dhe as nuk i urrej serbët. Unë dua të jetoj si fqinjë të mirë. Më vjen keq për të gjitha viktimat. Është më e vështirë për ne të pranojmë planin, por ne duam të shkojmë më drejt të ardhmes dhe shpresoj së bashku me ju”, ka shkruar Ahmeti.

“Unë i konsideroj serbët e Kosovës si qytetarët tanë me të cilët mund dhe dëshirojmë të jetojmë së bashku. Nëse nuk dëshironi, ky është vendimi juaj. Nga të gjithë ne që kemi jetuar në atë Jugosllavi, të gjithë jemi dakord për fundin e asaj historie, vetëm Serbia jo. Në vendin tonë thonë që nëse tre veta të thonë se je i dehur, më mirë ulu. Mjaft nacionalizëm dhe urrejtje, nuk do t’i lë fëmijët e mi të frikësohen kur të dëgjojnë serbisht. Dhe nuk dua që fëmijët serbë të kenë frikë as në Kosovë. Kemi humbur shumë. Nuk kemi as njerëz e as kohë për të humbur, as ju e as ne”, ka vazhduar ai.

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut