Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpërthejnë disa vatra zjarri në Gelancë të Suharekës

Gazeta10
19 February 2023 - 17:40

Zjarrfikësit janë përballur të dielën me disa vatra zjarri në fshatin Gelancë të Suharekës.

Lidhur me këtë ka reaguar drejtori për Shërbime Publike në komunën e Suharekës, Enver Shabani i cili ka thënë se zjarrvënia konsiderohet si vepër penale, raporton Gazeta10.

“Të nderuar qytetar, duke e ruajtur ambientin e mbrojmë jetën e njerëzve, gjën e gjallë , pasurinë shoqërore dhe private! Vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer sot në fshatin Gelanc, na lënë shumë për të dëshiruar….. !!! Çdo zjarrëvënje me ose pa qëllim shkakton dëme të konsiderueshme dhe llogaritet vepër penale.. !”, ka shkruar ai.

Disa fotografi të zjarrit të tokave në Suharekë janë publikuar edhe nga Organizata Vullnetare Zjarrëfikësit dhe Shpëtimit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.