
Raporti: Egzona Shala / Kanal10
Një gyp i ngrohtores së qytetit – Termokosit, është dëmtuar gjatë së martës, si rrjedhojë edhe uji i nxehtë ka depërtuar në rrugë. Nga ngrohtorja e qytetit kanë thënë se shpërthimi i gypit erdhi si pasojë e punimeve që u bënë ditë më parë në rrugë, derisa qytetarët u shprehën të shqetësuar, e kërkuan që raste të tilla të mos përsëriten më, shkruan Kana10.
Ujë i nxehtë depërtoi gjatë mëngjesit të së martës në afërsi të Fakultetit të Arteve në Prishtinë.
Kjo për shkak të një shpërthimi në gypat e ngrohtores së qytetit – Termokos.
Ndërsa, për të sanuar problemin, në vendin e ngjarjes dolën ekipet e Termokosit
Sipas inxhinierit të Termokosit, Liridon Beqaj dëmtimi i gypit erdhi si pasojë e punimeve që u bënë ditë më parë në këtë rrugë.
Për shkak të dëmtimit të gypit, Fakulteti Ekonomik e ai Juridik nuk mundën të furnizohen me ngrohje.
Studentët kërkuan që të bëhet një zgjidhje sa më shpejtë, pasi që sipas tyre, do të jetë i pamundur qëndrimi brenda në temperatura të ulëta.
Ndërsa, edhe qytetarët kërkun që situata të tilla të mos përsëriten më.
Nga shpërthimi që ndodhi në Termokos nuk pati persona të lënduar, derisa nga ngrohtorja treguan se rregullimi i gupit kap kosto të larta.