Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shpërthejnë protestat kundër vrasjeve në Serbi, reagon ashpër Vuçiç

Gazeta10
09 Maj 2023 - 10:33

Pas ngjarjeve tragjike të pak ditëve më parë, me mijëra qytetarë protestuan në Beograd kundër dhunës.

Në protestën me sloganin “Serbia kundër dhunës” morën pjesë anëtarë nga partitë e përçara politike të vendit, të bashkuara pas vrasjeve masive të ndodhura Brenda 48 orëve.

“Ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të promovimit të mëtejshëm të dhunës në media dhe hapësirë publike, si dhe përgjegjësi për reagimin jo të duhur për  një kohë të gjatë nga autoritetet kompetente”, thuhet në një deklaratë të partisë së krahut të majtë, raporton Euronews Albanian.

Më shumë se dhjetë mijë demonstrues u mblodhën para parlamentit të Serbisë, para se shkonin pranë zyrave të Qeverisë së Serbisë.

Protestuesit kërkuan gjithashtu dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë, përfshirë ministrin e Brendshëm dhe kreun e agjencisë së inteligjencës serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i kritikoi protestat.

Ai akuzoi opozitën se ka kapitalizuar një tragjedi kombëtare për të promovuar interesat e veta. Vucic u shpreh se ishte gati të testonte popullaritetin e partisë së tij në një votim të menjëhershëm.

“Unë do të vazhdoj të punoj dhe nuk do të tërhiqem kurrë para rrugës dhe turmës… Nëse do të jetë një riorganizim i qeverisë apo zgjedhje, do të shohim”, tha Vuçiç gjatë një interviste. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.