Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpërthim i fuqishëm në kanalin e Ibër -Lepencit, Elshani: Ekipet policore po punojnë për ndriçimin e rastit

Gazeta10
29 November 2024 - 21:17

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin”, ka thënë Elshani për Gazeta10.

Mësohet se uji ka nisur të rrjedhë nga kanali në mënyrë të pakontrolluar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.