Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpërthimi i mbrëmshëm në veri mund të jetë shkaktuar nga hedhja e një granate

Gazeta10
16 November 2023 - 15:42

Një shpërthim i fortë nga drejtimi i ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në pjesën veriore të Mitrovicës mund të kishte ndodhur nga një granatë dore e hedhur.

Shpërthimi është dëgjuar rreth orës 23:30 pranë AMSS.

Me shumë mundësi bëhet fjalë për një granatë dore, tha për KoSSevm Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës në rajonin e Veriut.

Policia, shton ai, ka kryer një hetim sot.

Nuk ka dëme të mëdha materiale, përveç një dëmtimi të vogël në murin e një objekti.

Po ashtu, Elshani konfirmon se nuk ka të lënduar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.