Lajme

Osmani takon ambasadorët e Quint-it: Sulmi i mbrëmshëm, rrezik serioz për stabilitetin e gjithë rajonit

Gazeta10
30 Nëntor 2024 - 14:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe ambasadorin e BE-së, për të diskutuar zhvillimet e fundit në vend, pas sulmit në Ibër Lepenc.

Gjatë takimit, Osmani ka potencuar cenimin që i është bërë sigurisë kombëtare të Kosovës përmes sulmeve në infrastrukturën vitale.

Zyra e Presidentes ka njoftuar se në takim është diskutuar për reagimin e institucioneve përgjegjëse karshi kësaj situate, me ç’rast si Osmani, ashtu edhe ambasadorët kanë bërë vlerësimin më të lartë për menaxhimin dhe punën e bërë.

“Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani theksoi sulmet sikurse ky i fundit synojnë jo vetëm destabilizimin e Kosovës, por paraqesin rrezik serioz për stabilitetin e gjithë rajonit”.

“Presidentja Osmani i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta dënojë këtë sulm terrorist dhe të qëndrojë e bashkuar kundër çdo përpjekjeje për të minuar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Po ashtu, ajo ritheksoi se parandalimi i sulmeve të tilla në të ardhmen duhet të jetë fokusi kryesor. Në vazhdim të ditës, Presidentja do t’i takojë edhe institucionet e sigurisë në vend”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidentes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.