Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shpërthimi tek “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë, dyshohet se u shkaktua nga një shok-bombë

Gazeta10
20 December 2022 - 16:28

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar këtë të martë në lagjen “Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës – veri, Besim Hoti, ka thënë për EO se dyshohet që është hedhur shok-bombë, por nuk ka të lënduar.

Ndryshe, situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar. Gjithsej nëntë barrikada janë ngritur nga serbët lokalë, duke bllokuar rrugët në atë pjesë.

Pjesëtarët e KFOR-it kanë shtuar prezencën në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë.

Aty po qëndrojnë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë e serbë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.