Gazeta10

”Shpëtuam ata që mundëm”, thotë i mbijetuari i zjarrit në Egjipt

Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve deri më tani është të paktën 41, me dhjetëra të plagosur pasi një zjarr shpërtheu në një kishë në lagje të Kajros së Madh në Egjipt, shumë prej tyre u shtypën gjatë një përpjekjeje të dëshpëruar për të shpëtuar, shkruan BBC News, transmeton Gazeta 10.

Rreth 5,000 njerëz ishin mbledhur në kishën kopte Abu Sifin në Imbaba, Giza, për shërbesat e mëngjesit të së dielës, thanë burimet e sigurisë për Reuters.

Sipas të dhënave spitalore, CNN raportoi se kishte rreth 18 fëmijë të moshës 3 deri në 16 vjet të mbytur nga shpërthimi.

Shërbimet zjarrfikëse thanë se shkaku i saktë i zjarrit mbetet i paqartë, megjithatë At Farid Fahmy, nga një kishë tjetër pranë në lagjen Imbaba, i tha agjencisë së lajmeve AFP se spërthimi ndodhi sepse u ndez nga një qark i shkurtër, shkruan BBC News.

“Elektriciteti ishte i fikur dhe ata po përdornin një gjenerator kur ndiznin rrymën, kjo shkaktoi një mbingarkesë”, tha At Farid Fahmy.

Besimtarët kanë shpjeguar momentet e tyre që nga ndezja e flakëve.

“Njerëzit po mblidheshin në katin e tretë dhe të katërt, dhe ne pamë tym që vinte nga kati i dytë. Njerëzit nxituan të zbrisnin shkallët dhe filluan të binin njëri mbi tjetrin,” tha Yasir Munir për Reuters./Gazeta 10

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)