Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqipëria bëhet anëtare në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile

Gazeta10
18 November 2022 - 12:44

Shqipëria është bërë anëtare  me të drejta të plota në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, raporton Gazeta10.

Kjo nënkupton trajtim të përbashkët të fatkeqësive natyrore nga ana e Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Rama ka thënë se me këtë moment Shqipëria është një hap më afër BE-së por edhe BE-ja një hap më afër Shqipërisë.

Këtu keni statusin e plotë:

“Shqipëria plotëson të gjitha kushtet dhe bëhet anëtarë me të drejta të plota e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, çka do të thotë që çdo fatkeqësi natyrore e jona është njëkohësisht fatkeqësi natyrore e Bashkimit Europian, e cila vë menjëherë në lëvizje mekanizmin e mbrojtjes europiane, duke angazhuar për Shqipërinë mjete, njerëz e fonde për përballimin e emergjencësDescription: 🙏

Sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkëtDescription: 🤝”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.