Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Shqipëria i nis me humbje kualifikueset e Euro 2024

Gazeta10
27 March 2023 - 22:54

Shqipëria ka pësuar disfatë në ndeshjen e parë të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kuqezinjtë janë mposhtur nga Polonia në Varshavë me rezultat 1-0 në kuadër të grupit E.

Të përzgjedhurit e Silvinjos treguan një paraqitje mjaftë të mirë në fushë duke mos qenë aspak inferior ndaj vendasve, por goli i minutës së 41-të’ i realizuar nga Swiderski erdhi nga një lëshim në mbrojtjen shqiptare.

Në pjesën e dytë Shqipëria pati disa raste për ta barazuar rezultatin duke tentuar përmes Asllanit e Uzunit, por nuk ia arritën qëllimit.

Pra në grupin E, Shqipëria mbetet e fundit pa pikë, ndërsa Polonia ngjitet në vendin e dytë me tri pikë.

Sfida e radhës e kuqezinjve do të jetë ajo kundër Moldavisë më 17 prill në “Air Albania”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.