
Shqipëria ka kaluar në epërsi kundër Armenisë në ‘Air Albania’ me autor Skuka.
Xhuliano Skuka dërgon topin në rrjetë dhe shënon golin e parë me fanellën kuqezi. Një Asllani në versionin Pirlo, shërben një pasim perfekt për Çokajn, i cili ul mirë për Skukën dhe sulmuesi i Partizanit e dërgon në rrjetë.