Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shqipëria kundër Gjeorgjisë për të marrë kryesimin e grupit

Gazeta10
10 September 2024 - 16:06

Pas fitores së madhe kundër Ukainës, kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion në raudin e dytë të Ligës së Kombeve.

“Kuqezinjtë” para adhuruesve të vet do të përballen me kombëtaren e Gjeorgjisë.

Të dyja këto kombëtare arritën fitoren në raundin e parë dhe këtë seri pozitive synojnë ta vazhdojnë sonte në “Air Albania”.

Shqipëria me shumë mungesa në këtë grumbullim sonte synon fitore ndaj një rivali të vështirë siç është kombëtarja e drejtuar nga Ëilly Sagnol.

Interesimi për të përcjellur nga afër këtë ballafaqim është shumë i madh, madje FSHF pak ditë më parë njoftoi se të gjitha biletat janë shitur.

Ndeshja e parë, Shqipëria e fitoi ndaj Ukrainës në Pragë me shifrat 1-2, teksa Gjeorgjia mposhti Çekinë me rezultat të thellë, 4-1.

Kjo përballje starton me fillim nga ora 20:45.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.