
Po hidhet aktualisht në Gjermani, shorti për kualifikueset e Euro 2024 teksa pritet të mësohen edhe kundërshtarët e Shqipërisë apo Kosovës. Pritet një short emocionues për vetë ndarjet e kombëtareve në vazo ku priten përballje të forta me Francën dhe Anglinë që kanë përfunduar në vazon e dytë. Theksojnë se shtatë grupe do të jenë me nga pesë skuadra pjesëmarrëse dhe tre të tjera me gjashtë.
Shqipëria do të jetë në grupin E, së bashku me Poloninë e Çekinë.