Gazeta10

Shqipëria nuk u kualifikua me fat në ‘Euro2024’, lojtarët e Kombësares ‘pushtuan’ ligat evropiane

Shqipëria dhe shqiptarët po përjetojnë një tjetër moment historik në arenën europiane të futbollit. Për herë të dytë kuq e zinjtë do të luajnë në Europian, një arritje që pak kush do ta kishte imagjinuar se do të ndodhte kaq shpejt.

E nëse kualifikimi i parë mund të quhej fat, rastësi, apo çfarë do tjetër, e njëjta gjë nuk mund të thuhet këtë herë. De Biasit duhet “hequr kapelja” për të gjithë arritjen që krijoi dhe historinë që shkroi me Kombëtaren në vitin 2016. E mori ekipin nga zero dhe plotësoi një skuadër që shënonte dhe më pas mbrohej për të ruajtur pikët me vlerë.

E kundërta është Silvinjo, i cili u ka mësuar lojtarëve të kërcejnë “Samba” në fushën e lojës. Nuk njihet tërheqja mbrapa, ka goditje të shtuara në portë dhe një frymë grupi si asnjëherë më parë. Kësaj i shtohet edhe më shumë lojtar me eksperiencë në fushën e lojës. Afro gjysma e futbollistëve janë titullar në Seria A, një nga kampionatet më të forta në botë.

Etrit Berisha luan titullar me skuadrën e Emolit. Gardiani shqiptar ka bërë paraqitje të mira në Seria A dhe është vlerësuar për performancën e tij në fushë shpesh herë.  Berat Gjimshiti luan po ashtu titullar me Atalantën. Kapiteni kuq e zi është një nga lojatrët kyç të formacionit në vitet e fundit.

Ardian Ismaili luan po ashtu titullar me skuadrën e Empolit, ku aktivizohet edhe Berisha. Mbrojtësi nga Kosova ka fituar garanci dhe siguri për formacionin bazë falë paraqitjeve të tij. Elsejd Hysaj, dikur te Napoli e tashmë te Lazio. Shkodrani ka qenë pjesë aktive e formacioneve bazë dhe eksperienca ndër vite e ka rritur shumë.

Ylber Ramadani, i transferuar së fundmi te Leçe. Të gjithë bëjnë be për kokën e tij dhe ka fituar përveç vendit titullar, edhe zermat e tifozëve italian me paraqitjet e tij. Nedim Bajrami luan te Sasuolo. I cilësuar si “snajperi” shqiptar, mesfushori ka një performancë fantastike në Seria A, kur shpesh herë është vlerësuar maksimalisht nga kritikët.

Kristjan Asllani luan te Inter. Edhe pse jo shpesh titullar, talenti shqiptar ka arritur të japi performancë të shkëlqyer sa herë që në këmbët e tij ka pasur minuta. Fitues i Champions League dhe një nga te rinjtë më premtues në Itali. Marvin Çuni, vetëm 22 vjeç dhe udhëheq majën e sulmit te Frosinone. Në 10 ndeshje ka një gol të shënuar dhe një performancë në rritje për një kampionat të vështirë si Seria A.

Pa harruar këtu Armando Brojën te Chelsea, Cikalleshi golashënues në Turqi, Myrto Uzuni golashënues në Spanjë me Granadën, Milind Daku në Rusi me një super paraqitje, Gjasula në Gjermani dhe Taulant Seferi, Jasir Asani dhe Ernest Muçi, tre emra të rendësishëm për kuq e zinjtë. Dikur në Kombëtare grumbulloheshin lojtar që qëndronin rezervë në ekipet e tyre përshkak të mundësive të kufizuara të trajnerëve. Sot, Shqipëria ka fatin e madh që ka rritur një brez të ri talentesh që po lënë gjurmë në Europë.

NË FOKUS

gresa
Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj që u godit nga një veturë
shkurtja hajrushi
Burri i Shkurte Fejzës goditet nga një veturë
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
hajrush shkurte
Spitali i Prizrenit deklarohet rreth gjendjes shëndetësore të burrit të Shkurte Fejzes
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
gresa
Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat