Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqiprim Arifi njofton se nesër do të vendoset flamuri shqiptar në objektin e Komunës së Preshevës

Gazeta10
26 November 2023 - 23:10

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se të hënën në godinën e Komunës së Preshevës do të vendoset flamuri kombëtar shqiptar.

Përmes një njoftimi për media ai ka thënë se vendosja e flamurit do të bëhet në ora 12:30, një ditë para 28 nëntorit.

”Nesër në godinën e Komunës së Preshevës, nga ora 12:30 do të vendosim flamurin kombëtar. Prandaj, jeni të ftuar të përcjellni si dhe më pas do te jem ne dispozicion për intervista.”, thuhet në njoftim.

Simbolet kombëtare shqiptare janë penguar shpesh nga autoritetet serbe. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.