Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zara e Kroacisë “pushtohet” nga flamujt kuqezi, u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Gazeta10
05 July 2026 - 20:09

Qindra shqiptarë të dielën u mblodhën në Zarë të Kroacisë për të protestuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata kërkuan drejtësi në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, para protestuesve tha se tha se tubimi u organizua për të kundërshtuar padrejtësitë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“E kemi këtë protestë në Zarë, për padrejtësitë, liri për çlirimtarët, rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Lavdi dëshmorëve të kombit”, deklaroi Gucati.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit brohoritën vazhdimisht “UÇK”, ndërsa mbanin flamuj kuqezi dhe pankarta në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Protesta u organizua nga Shoqata e Shqiptarëve të Prefekturës së Zarës, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci dhe me iniciativën e Sami Gashit.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kishte njoftuar më herët se e mbështet këtë organizim, duke u bërë thirrje bashkatdhetarëve të marrin pjesë për të shprehur solidaritet me ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Ky tubim vjen pasi trupi gjykues i Dhomave të Specializuara ka caktuar 16 shtatorin, në orën 10:00, si datë për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.