Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Shqiptarët e Amerikës nisin fushatë për bojkotimin e koncertit të Cecës në Ulqin

Gazeta10
30 July 2023 - 12:32

Komuniteti shqiptaro-amerikan ka nisur një fushatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bojkotimin e koncertit të Cecës që parashihet të mbahet në Ulqin.

Në posterin e tyre thuhet se koncerti i këngëtares që është edhe gruaja e Arkanit, kriminelit të luftës, duhet bojkotuar.

Udhëheqësi i këtij komuniteti, Mark Gjonaj në një postim në Facebook, ka bërë thirrje për bojkotim të kësaj ngjarje, duke theksuar se ata që nuk e kujtojnë të kaluarën, dënohen me përsëritje të saj.

‘’Ata që nuk e kujtojnë të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin atë. Bashkohuni me Organizatën Shqiptaro-Amerikane të Malit të Zi në bojkotimin e Pearl Beach & Restaurant në Ulqin për organizimin e koncertit të Cecës, gruas së Kriminelit të Luftës Arkan që masakroi mijëra shqiptarë. Ndani me familjen dhe miqtë!’’, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Ceca është një këngëtare serbe, e njohur për këngët e saj në Serbi dhe Mal të Zi.

Ajo u martua me Arkanin, kriminelin që njihet për shumë vrasje të shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë, i cili u vra me 15 janar 2000 në Beograd. Ata së bashku kanë dy fëmijë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.