Shqiptarët në Diasporë po arrijnë gjithnjë e më shumë suksese në profesionet e tyre.
E ka shumë të tillë që po bëjnë emër në fushën e ndërmarrësisë.
Njëri nga ta është afaristi i njohur, Isuf Gashi i cili jeton dhe vepron në Stuttgart të Gjermanisë. Gashi pritet ta hapë edhe një biznes në Bietigheim-Bissingen.
Ky biznes do t’i dedikohet vazjës së tij Vlorës, me rastin e ditëlindjes së 26-të, raporton Gazeta10.
Biznesi “LOLA’S Backshop”, do të jetë një furrë buke ku do të gatuhen ushqimet më të mira tradicionale të Kosovës.
Jo vetëm konsumatorët shqiptarë, por edhe të tjerë do të kanë mundësi ta shijojnë cilësinë e kësaj menuje të pasur të ushqimit. Ky biznes pritet të hapet me 2 dhjetor 2022. /Gazeta10