Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shqiptarët marrin sërish pjesë në Botëror, mungojnë Zeqiri e Januzaj

Gazeta10
16 November 2022 - 19:21

Raporti: Blend Aliu / Kanal10

Pak ditë na ndajnë nga eventi më i madh i futbollit botëror, kampionati botëror “Katari 2022”.

Në këtë ngjarje madhore pjemarrës nuk do të jetë as Kosova e Shqipëria, por shqiptarët nuk do të mungojnë në stadiumet e Katarit.

Tashmë ekipet kanë publikuar listat e futbollistëve të ftuar.

Në listën e futbollistëve të ftuar nga kombëtarja zviceriane janë ftuar tre futbollistë shqiptarë, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari.

Për futbollistët me origjinë kosovare, Shaqirin e Xhakën ky botëror nuk është i pari që do të marrin pjesë.

Për Shaqirin kjo do të jetë hera e katërt që merr në një event të tillë, për Grait Xhakën hera e tretë ndërsa kjo do të jetë hera e parë për Ardon Jasharin.

Në listën e Zvicrës për këtë botëror nuk figuroi edhe emri i Andi Zeqirit.

Zeqiri kohë më parë kishte refuzuar Kosovën, për Zvicrën, me shpresën se me kombëtaren helvetike do ta kishte më të lehtë pjesëmarrjen në ngjarjen më të madhe të futbollit.

Derisa, Adnan Januzaj i cili ishte pjesëmarrës në dy botëroret e fundit kësaj radhe nuk është ftuar nga kombëtarja belge.

Ndërkaq jashtë listës së kombëtares së Gjermanisë, ka mbetur edhe sulmuesi Mergim Berisha, i cili njëjtë si Zeqiri kohë më parë kishte refuzuar mundësinë për të përfaqësuar Kosovën.

Kampionati botëror “Katari 2022” do të filloj nga data 20 nëntor deri më datën 18 dhjetor.
Ky do të jetë botërori i parë i cili do të zhvillohet në stinorin vjeshtor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.