Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shtëpia e të Moshuarve në Pejë, i suspendon katër infermiere, nuk ua bënë të ditur emrat

Gazeta10
02 November 2022 - 17:07

Shtëpia e Kujdesit për të Moshuarit “Orenda” në Pejë, ku ka ndodhur akti i dhunimit fizik i të një të moshuare, ka dalë me vendimin për suspendimin e katër infermiereve të përfshira.

Në një dokument të publikuar në faqen e tyre në rrjetin social Facebook, thuhet se është marrë vendimin të martën, më 1 nëntor për suspendimin nga puna e infermiereve me inicialet A.P, A.R, R.K dhe G.N.

“Pas njoftimit për sjelljet e pahijshme të punëtores A.P (ushtrim i dhunës ndaj banueses në kohën e kujdestariësë) merret vendimi si më lartë. A.P suspendohet nga puna për veprën e bërë, ndërsa A.R, R.L dhe G.N për faktin se kanë qenë në ndërrim bashkë me A.P, por nuk e kanë lajmëruar rastin tek përgjegjësi. Masat tjera do të mirren pas hetimit nga Policia e cila është njofuar dhe po mirret me rastin”, thuhet në dokumentin e publikuar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.