
Institucionet e Kosovës do t’i shpenzojnë hiç më pak se 1 milion e 656 mijë euro për shfrytëzimin e fotokopjeve dhe printimit me qira gjatë periudhës së ardhshme 3 vjeçare.
Ky tender është udhëhequr nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), dhe titullohet “ofrimi i shërbimeve të fotokopjimit, printimit dhe skenimit me qira për nevojat e institucioneve të nivelit qendror” i cili është ndarë në dy lote, raporton Gazeta10.
Në lotin e parë është përzgjedh kompania fituese me ofertën në vlerë prej 914 mijë e 890 euro, kurse në lotin e dytë në vlerë prej 741 mije e 250 euro, që në total i bie 1 milion e 656 mijë.
Këto dy kontrata janë paraparë të hynë në fuqi nga data 27.02.2024 me kohëzgjatje tri vjeçare deri më 26.02.2027. /GAZETA10/
Institucionet që do të marrin këto shërbime nga loto 1


Institucionet që do të marrin këto shërbime nga loto 2
