Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4. 7 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2024 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërsa, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rënie për 6.3 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.
Në TM3 2024, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për 9.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.
Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 4,7 për qind. Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rënie për 6.3 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”, thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.