
Emisioni i Kanal10 “Pa Protokoll” këtë të martë së bashku me një panelë profesionistësh diskutoi çështjen e atyre se çfarë e bën shoqërinë të këtë komplekse.
Në mesin e shumë gjërave me rëndësi qe u thanë, Redjon Shtylla përmendi edhe rrjetet sociale si një prej faktorëve më ndikues.
“Jetojmë në një kohë që media sociale është e frikshme në këtë bukurinë fake që tregohet, që të gjithë duhet të jemi të kuruar në masën ekstreme. Duhet të kemi prekje në çdo element të fytyrës”, bëri të ditur ai.