Lajme

Shtylla ndriçimi e pengesa mes trotuarit, qytetarët në Aktash detyrohen të ecin në rrugën kryesore

Gazeta10
07 Nëntor 2024 - 10:04

Banorët e Lagjes Aktash janë ankuar për vendosjen e shumtë të shtyllave e pengesave tek zona e këmbësorëve, në trotuare duke e vështirësuar kështut kalimin, raporton Gazeta10.

Në linjë direkte, gazetarja e Kanal10, Arianita Hoti dha më shumë detaje.

“Shumë kalimtarë rasti po hasin në pengesa derisa po e kalojnë rrugën përshkak që disa shtylla janë të vendosura në mes të trotuarit, duke e bërë të vështirë për ata që ecin në trotuar”, tha ajo.

E raportuesit kanë thënë se po rrezikohen pasi për të kaluar atyre i’u duhet të dalin në rrugë kryesore.

“Vlen të ceket se më së shumti vështirësi në këtë problem hasin nënat të cilat në trotuar kalojnë me karroca të fëmijëve pasi është e pamundur të kalohet në trotuar pasi ai është i zënë më shtylla ndriçimi”, bëri të ditur mes tjerash gazetarja Hoti.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.