Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Shuj se lajmet, allahilen çka tha?” – Basha për kohën e robërisë

Gazeta10
22 November 2023 - 23:23

I ftuar në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin, deputeti i VV-së, Dimal Basha ka folur për kohën e robërisë duke kujtuar kohën kur qytetarët kishin vëmendje të madhe ndaj lajmeve.

Ai tha që si shoqëri jemi të politizuar dhe kjo si pasojë që kemi qenë të robëruar.

“Ti e din që në kohën e lajmeve e marrshin një shtag dhe thojshin shuj, tani në fund thojshin çka tha”, tha tutje Basha.

Basha po ashtu tha se Kosova është lider në rajon sa i përket lirisë së shprehjes dhe se në liri të shprehjes nuk ka tabu.

“Kosova i ngjanë shumë Amerikës, Tomas Xheferson ka thënë se ma mirë me pas gazeta jo të lira se një shtet pa gazeta”, tha Basha. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.