
Në Maqedoninë e Veriut sot janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut ka bërë të ditur se deri në ora 13:00 në zgjedhjet presidenciale kanë dalë për të votuar 302.158 respektivisht 23.95 për qind.
Gazetari shqiptar, Selatin Xhezairi në një lidhje direket në emisionin ‘Raporti Special’ në Kanal10 ka thënë se zgjedhjet deri me tani kanë kaluar pa incidente të mëdha.
Ai ka bërë të ditur se numri i shqiptareve që po merr pjesë në këto zgjedhje është relativisht i madh. /Gazeta10/
Deklaratën e plotë të Xhezairit rreth zgjedhjeve në Maqedoni e gjeni me poshtë: