Me aktivitete të shtuara e ka nisur muajin gusht drejtoria për shërbime publike e Prishtinës, kryesisht e fokusuar në zonat përreth shkollave, raporton Gazeta10.
Të quajtuara si “aktivitetet e sigurisë” punët jdhe ndërhyrjet e kësaj drejtorie kanë të bëjnë me trajtimin e zonave përreth shkollave, sinjalizimin, shtylla anti-parking, rrethoja e shenjëzim kreativ.
Kësaj rradhe, aktiviteti i sigurisë ka trokitur në SHFMU “Hasan Prishtina””. Në kuadër të Sektorit të Mobilitetit dhe në koordinim me Drejtorinë e Arsimit, kemi filluar trajtimin e zonave përreth shkollave me sinjalizim horizontal e vertikal, shtylla anti-parking, rrethoja, si dhe me shenjëzim kreativ, pak më ndryshe se sa jemi mësuar të shohim në Kryeqytet. Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja, andaj tani më shumë se kurdoherë, me veprimet tona do të kujdesemi të ofrojmë siguri për secilin prej tyre” ka shkruar drejtori Ilirik Musliu. / Gazeta10