Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Simpatizantët e quajnë “Che Guevara”, momenti kur Meta del nga Drejtoria e Policisë Tiranë

Gazeta10
21 October 2024 - 16:18

Ilir Meta ka lënë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe është drejtuar për në bllokun e sigurisë te Komisariati nr 3 në Tiranë. Në dalje nga ambientet e Policisë së Tiranës Meta është përshëndetur nga Tedi Blushi dhe disa mbështetës të tij, madje njëri prej të cilëve dëgjohet të thërrasë “Che Guevara”.

Meta u arrestua pranë rrethrrotullimit të Kamzës, teksa po kthehej nga Kosova.

Meta është tërhequr me forcë jashtë makinës së tij nga efektivët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe është transportuar drejt Policisë së Tiranës.

Mbi ish-presidentin rëndojnë akuzat e korrupsionit, fshehje të pasurisë dhe mosdeklarim i të ardhurave. (A2 Televizion)

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.