
KFOR ka njoftuar për një trajnim që është zhvilluar në kampin Vrello, ku ushtarët kanë bërë imulime të procedurave dhe protokolleve për kontrollin e turmave dhe trazirave (CRC), evakuimin mjekësor përmes mjeteve ajrore (MEDEVAC), si dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.
KFOR shton se ushtrimet u zhvilluan në skenarë të ndryshëm emergjence, me intensitet të lartë dhe kompleksitet të shtuar, në bashkëpunim me pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
Gjatë ushtrimit “Golden Sabre”, në kampin Vrello, njësitë e KFOR-it zhvilluan simulime të procedurave dhe protokolleve për kontrollin e turmave dhe trazirave (CRC), evakuimin mjekësor përmes mjeteve ajrore (MEDEVAC), si dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.
Ushtrimet u zhvilluan në skenarë të ndryshëm emergjence, me intensitet të lartë dhe kompleksitet të shtuar, në bashkëpunim me pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Trajnimet e rregullta të përbashkëta janë thelbësore për të garantuar që kontingjentet tona shumëkombëshe të jenë fleksibile, të afta për të bashkëvepruar dhe të gatshme për të reaguar shpejt dhe me efektivitet në situata kur çdo sekondë ka rëndësi, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera të sigurisë.
KFOR-i mbetet i përkushtuar për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij afatgjatë të Kombeve të Bashkuara.