Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sindikata e Policisë mban aktivitete sportive në nderim të zyrtarëve të rënë në krye të detyrës

Gazeta10
31 October 2025 - 8:20

Sindikata e Policisë së Kosovës, do të organizojë lojëra sportive në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të sindikatës, aktivitetet do të mbahen sot, më 31.10 deri më 01.11.2025, në rajonin e Pejës, tek Qendra Sportive “Shpella e Bobit” në Fierzë, komuna e Pejës.

“Në hapje të këtij eventi sportiv pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet vendore, stafi menaxhues i Policisë së Kosovës, familjarë të policëve të rënë në kryerje të detyrës, si dhe përfaqësues të sindikatave policore nga vendet e rajonit dhe më gjerë”, thuhet tutje në njoftim.

Pjesëmarrës do të jenë edhe ekipet sportive të cilat do të garojnë gjatë këtyre ditëve në sportet si: futboll, volejboll, shah dhe shenjëtari.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.