Gazeta10

Sindikata e RTK-së: Ahmetxhekaj dështoi në të gjitha fushat – dorëheqja, puna e vetme e mirë e tij

Sindikata e Pavarur e RTK-së e ka mirëpritur dorëheqjen e Shkumbin Ahmetxhekaj nga pozita e drejtorit gjeneral të mediumit publik.

Sindikata thotë se “përgjatë këtyre dy vite e gjysmë mandat, z.Ahmetxhekaj ka dështuar pothuajse në të gjitha fushat”.

Ka dështuar të krijoj ekip menaxherial profesional e me integritet, duke përzgjedhur brenda tij persona të dëshmuar për veprime joetike e antiligjore. Se bashku me vartësin e tij Arsim Halili kanë persekutuar punëtorët përmes proceseve tendencioze e të montuara, për të cilat veprime RTK është gjobitur nga Inspektorati i Punës në vlerën prej 30 mijë euro”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Sindikata thotë se Ahmetxhekaj “puna e vetme e mirë e tij përgjatë këtyre dy viteve është dorëheqja”.

“Ka dështuar të krijojë raporte korrekte me Sindikatën, duke e degraduar për pesë shkallë dhe  nxjerrë prej zyres kryetarin e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, veprim për të cilin ishte gjobitur në vlerën prej 3 mijë euro nga Inspektorati i Punës. Ka dështuar të realizojë reformën organizative aq shumë të nevojshme në Transmetuesin Publik. Ka dështuar ta rregulloj cështjen e pronës dhe financimit të pavarur për RTK. Ajo cka është më e rëndësishmja, ka dështuar të krijoj ambient motivues e bashkëpunues brenda RTK-së”, thuhet në reagim.

Pas dorëheqjes, Ahmetxhekaj shkroi në Facebook se ka pasur presion politik.

Bordi i RTK-së, në një mbledhje të sotme e emëroi Zana Spahiun ushtruese të detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë